Lajme

Isa Mustafa: Qytetari nuk vendos as për kryeministër e as për Qeveri

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke komentuar situatën politike në vend, por edhe rreth asaj që kosovarët ende nuk lëvizin lirshëm, ka thënë se dialogu nuk ka ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave.

“Unë mendoj që është faji i joni atëherë, pa emra e mbiemra që atëherë e kundërshtuan që gjenin argumente populiste, pasi t’i thuash që po e humbim tokën ose pazar me Malin e Zi ishte një tradhëti, por të njëjtit i çun gishtat e ratifikuan marrëveshjen me tekst të njëjtë.Sjellja populiste e disa njerëzve atëherë është gjë e njohur, pasi që tentojnë të fitojnë përkrahje popullore pa marrë parasysh a është kauza e tyre e qëndrueshme apo jo. Arritën ta bëjnë këtë por e dëmtuan Kosovën”.

“Disa as nuk më shikonin në sy kur bisedojsha, s’kishin argumente. Frymë populiste që më vonë u tërhoqën sa i përket kësaj, pasi që të njëjtit e votuan.Mendoj që shtë bë një punë e mirë e prokurorisë dhe gjyqësorit. S’mund të them që s’ka krim dhe korrupsion. Por s’mund të justifikohet BE që mos të pajtohen që qyetarët mos të lëvizin lirshëm, pavarësisht gabimeve tona. Procesi i dialogut s’ka qenë i lidhur me procesin e liberalizimin e vizave. Para saj shpresoj që të bëhet qeveria që duhet menjëherë ta vizitojë Berlinin ose ta kontaktojë drejtpërdrejt që ta fitojmë përkrahjen e tyre, po ashtu edhe me Francën të bisedohet se ne ta luftojmë krimin e korrupsionin e që jemi vend i sigurt”.

“Edhe disa vende të BE-së, Holonda e Belgjika deri diku. Sepse tek të tjerat s’kemi shumë probleme. T’i bindim që Kosova është perspektiva e ardhshme e BE-së.S’kanë qenë të lidhura me dialogun, e as s’duhet të lidhën, pasi kemi angazhim të SHBA-ve për dialogun, ka pas kërkesë nga ta që të hiqen vizat. Por, mund të ndikojë pozitivisht ky proces”, thotë ai.

Mustafa edhe një herë ka theksuar se qytetari s’vendos as për kryeministër e as për qeveri.

“Në të gjitha vendet ekziston mundësia që të zgjidhet qeveria nga parlamenti, kjo mundësi të bëhet edhe në Kosovë. Problemin e kemi se qytetari ka vendos se kush do të jenë parlamentari e deputetët, por jo qytetari s’vendos se kush do të jetë kryeministri. Nga 120 ulë, 20 ulëse janë të garantuara për joshumicë, asnjë subjekt s’është ai që merr 50 për qind a 61 deputet me qeverisë Kosovën. Por, duhet të ketë marrëveshje politike, pas zgjedhjeve të përgjithshme, raporton indeksonline.Mendoj që detyrë themelore e argumentimit ajo e Presidentit, pasi që ai në bazë të Kushtetutës i drejton këto procese”, thotë ai.