Lajme

Isa Mustafa: Kemi informata se me taksën ndaj Serbisë është bërë pazar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vënë taksën për 100% për produktet nga Serbia.

Ai ka thënë se vendimi i tillë i Qeverisë Haradinaj, është vendim populist, njofton Klan Kosova.

“Është vendim populist sepse në një formë është përkrahur nga qytetarët për shkak të veprimeve që Serbia i ka bërë në dëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Serbia e ka merituar një vendim të tillë dhe meriton vendime edhe të tjera”.

Sipas kreut të partisë më të madhe opozitare, para se të merrej vendimi është dashur të të mendohej mirë.

“Për pasojat e këtij vendimi Qeveria duhet të japë informata se si ka llogarit që t’i përballojë ato për bizneset, pastaj rritjen e çmimeve. Kemi informata se është bërë pazar me vënien e kësaj takse, dikush ka thënë se duhet mbetet 10%, dikush ka thënë 30% dhe pastaj është marrë vendim që ajo të jetë 100%. Rritja nuk është bërë në bazë të një analize të mirë por në bazë të emocioneve”.

“Vendimi është marrë me emocion pas mosanëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe është thënë se edhe ne duhet t’ua kthejmë në një formë”.

“Por them përsëri se Serbia e ka merituar që t’i vihet një taksë e tillë”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?