Lajme

Isa Mustafa i përgjigjet Astrit Gashit: Harrojeni koalicionin me PDK’në, “kësaj pune i ka vdek nana”

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se s’ka qeveri të “arnuar” e as koalicion me PDK-në.

Ai ka reaguar ndaj komenteve të analistit politik, Astrit Gashi, i cili ka theksuar se 22 gushti u caktua si datë për shpërndarje të Kuvendit, nëmënyrê që të blihet kohë, që gjatë kësaj periudhe të formohet një qeveri e re pa zgjedhje, ku mund të jetë LDK pjesë e saj.

Mustafa tha se dara 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit, është e arsyeshme, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.

Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit.

Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”.

Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit. IM