Lajme

“Isa Mustafa e sheh ëndërr çdo natë koalicionin me PDK’në”

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se koalicioni me Partinë Demokratikë të Kosovës, është ëndrra që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e sheh çdo natë.

Ai ka thënë që kur është demokracia në Kosovë, Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve.

“Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në mbrëmje se “i ka dekë nëna” mundësisë që LDK të futet në qeveri me PDK-në, duke thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?