Lajme

Isa Mustafa e pranon thyerjen e madhe: Kjo ishte kërkesa e jonë për VV-në pas 26 dhjetorit

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka pranuar se pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit më 26 dhjetor pa pajtimin e partisë së tij, ka thyer bashkëpunimin ndërmjet dy partive.Ai para gazetarëve ka theksuar se LDK ka kërkuar pozicionin e saktë të VV-së pas datës 26 dhjetor.



“Ajo është ofertë që ne e kemi trajtuar gjatë bisedave tona, ne kemi kërkuar që LV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partneritetin e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK-së në këtë partneritet. Së pari të sqaroj që ne nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje nëse nuk është marrëveshje partneriteti, në të cilën dy palët do të ndiheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin e qytetareve të Kosovës.

Në këto biseda ne e kemi dhënë pozicionin e saj për mënyrën se si të përafrohemi dhe gjejmë zgjidhje, pa marrë parasysh si e cilësojmë në si zgjidhje politike, si ofertë ose si bazë për arritje të marrëveshjes, ato kanë qenë qëllime të tona dhe kemi prit se LV do t’i mirëpret në mënyrë që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet”, ka deklaruar ai.

Loading...

Kreu i LDK-së thotë se nuk e kanë vlerësuar atë që ka propozuar LDK-ja, e që e njejta shton se do të vlerësohen në organet e partisë.

“Ne nuk kemi ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosje sepse ne në qoftë se e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë por i trajtojmë qëndrimet tona. Qëndrimi i këshillit ka qenë ky që ne të kemi këto pozita dhe çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrje të verifikim në organet tona”, ka thënë ai.


Loading...