Lajme

Invalidi i UÇK’së i plagosur në kokë vuan nga një sëmundje e rëndë, kërkohet ndihmë për shërim në Turqi

Veterani i UÇK-së, Shpëtim Heta nga Drenasi, baba i tre fëmijëve të vegjël, vuan nga dëmtimi i rëndë i mëlqisë si rrjedhojë e cerozës, shkruan Mitropol.

Për shërimin e tij janë grumbulluar 37,036€ për vetëm 4 ditë, falë bëmirësve, përmes kanaleve të ndryshme si Money Gram, Western Union dhe Ria, por nevojiten ende para për shërimin e plotë të tij dhe dërgimin në Turqi.

Shuma e nevojshme për trajtim është 70,000 euro, ndërkaq deri në këto momente për ndihmë ndaj tij kanë dhuruar mjete bashkëluftëtar të shumtë nga UÇK, shkruan Mitropol.

Shpëtimi përveç sëmundjes, është me shkallë 70% invaliditeti, nga plagët e mëdha që mori në luftën e shenjtë për çlirim, gjithashtu i plagosur me predha në kokë, të cilat nuk ka arritur t’i largojë për shkak të gjendjes ekonomike./ Mitropol/

NDIHMO USHTARIN E UÇK-së ⬇️

– Raiffeisen Bank: 1501070000566263

– SWIFT CODE: RBKOXKPR

– Moneygram / Western Union – FANË HETA (nëna)