Lajme

Intervista e ish-kryeministres ukrainase: Mundësi që bota ta vras Putinin, ai është një djall me logjikë të errët

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e ka përshkruajtur si “abolutisht racional, të ftohtë, të ashpër, djall i zi” Vladimir Putinin dhe pretendoi se ai është përcaktuar të futet në historinë ruse krah Stalinit dhe Petrit të Madh”.

Në një intervistë ekskluzive, Tymoshenko mohoi sugjerimet se presidenti rus është “i çmendur”. “Ai vepron sipas logjikës së tij të errët”, thotë ajo. “Ai udhëhiqet nga kjo ide e misionit historik dhe ai dëshiron të ndërtojë një perandori. Ky është qëllimi i tij më i lartë. Ky qëllim vie nga dëshira dhe besimi i tij i brendshëm”.

Tymoshneko, liderja e Revolucionit Portokalli të vitit 2004 dhe kryeministre për dy mandate, ka pasur disa takime sy me sy me Putinin. Ata kishin zhvilluar negociata në vitin 2009 pasi që Putin, atëbotë kryeministër, kishte ndalur furnizimet me gaz për Ukrainën. Tymshenko kishte garuar për presidente në vitet 2010, 2014 dhe 2019, duke përfunduar dy herë e dyta dhe njëherë në vendin e tretë.

Nga afër, Putin ishte “gjithmonë i çrregullt” në atë se çfarë thoshte dhe ishte gjithmonë me dyshime se ai po kurthohej, thotë ajo. “Ai vie nga shkolla e KGB-së”, nënvizon ajo. Para pushtimit të plotë rus në shkurt, ai nuk e fshehu besimin e tij se nuk “ekziston një komb si Ukraina dhe as njerëz si ukrainasit”, thotë ajo.

Ambiciet e saj ishin përtej pushtimit të territorit ukrainas dhe rrëzimit të qeverisë pro-perëndimore dhe pro-NATO, sugjeron ajo. Qëllimi i tij gjeopolitik ishte kapja e Bjellorusisë, Gjeorgjisë dhe Moldavisë dhe kontrolli i Evropës qëndrore dhe lindore, duke përfshirë shtetet baltike, njejt siq kishte bërë Moska në periudhën sovjetike, tha ajo.

Tymoshenko ndodhej në Kiev më 24 shkurt kur Rusia lansoi një sulm në orët e hershme. Ajo thotë se rivalitetet politike për paqen kohore u zhdukën menjëherë. Atë mëngjes ajo kishte shkuar në administratën presidenciale së bashku me figura të tjera të larta opozitare dhe u takua me Volodymyr Zelesnkyn, kundër të cilit kishte garuar në vitin 2019.

“Ne përqafuam njëri-tjetrin. Të gjithë ishin të shokuar, të zbehtë dhe të frikësuar. Askush nga ne nuk planifikonte të largohej nga Kievi”, thotë ajo. “Çdokush e dinte se ne do të qëndronim deri në fund. Ne u pajtuam për të mbështetur presidentin tonë dhe ushtrinë tonë dhe të punonim për fitore”. Vendimi i Zelenskyt për të qëndruar në kryeqytet për “ta tejkaluar frikën” ishte i rëndësishëm, tha ajo.

Teksa binin bombat ruse, Tymoshenko kishte marrur refugjatë në bazamentin e ndërtesës moderne që i përkiste partisë së saj politike Batkivshchyna në Kiev, ndërtesë që ishte goditur disa herë nga raketat. E pyetur nëse ajo do të ishte e gatshme për të qëlluar ushtarët rusë, ajo thotë: “Po. Unë kam armë legale. Kremlini më ka vendosur në listën e vrasjeve, sipas burimeve. Ne ishim të përgatitur”.

Qeveria ruse e kishte konsideruar gjithmonë atë si një armike, thotë Tymoshenko. Ajo drejton gishtin për mbështetjen e saj për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO. Në zgjedhjet presidenciale ajo garoi kundër Viktor Yanukovych, që ishte përkrahur nga Moska. Për humbjen e saj ajo fajësoi presidentin e atëhershëm, Viktor Yushchenko, njëherë aleat i Revolucionit Portokalli.

Në vitin pasues, Yanukovych burgosi Tymoshenkon në një rast gjerësit të parë si politikisht të motivuar. “Putin dhe Yanukovych më burgosën. Yanukovysh nuk ishte kurrë një lojtar i pavarur. Ai ishte gjithmonë këlysh i Putinit”, thotë ajo. Ajo doli nga burgu në vitin 2014 kur Yanukovych u largua nga Moska pas protestave anti-korrupsion. Javë më pas, Putin aneksoi Krimean dhe inicoi një rritje separatiste në lindje të Ukrainës.

Tymoshenko foli nga zyrja e saj e stolisur me flamurin ukrainas dhe me fotografi që e shfaqin atë me liderët perëndimorë duke përfshirë të moshuarën Margaret Thatcher. Ajo vlerësoi “unitetin e pabesueshëm” të “koalicionit anti-Putin” dhe vuri theks të veçantë për Mbretërinë e Bashkuar dhe Boris Johnsonin, si dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadan dhe Poloninë. “Ne e shohim Britaninë si një pjesë të një familje të gjerë ukrainase”, thotë ajo.

Vikendin e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është e rëndësishme “të mos poshtërohet Putin” një fjali që u interpretua si nënkuptim që Ukraina duhet të sakrifikojë territor të saj në këmbim një marrëveshje realpolitik me Moskën. Tymoshenko tha se Franca dhe Gjermania- të kritikuara për dërgimin e ngadalshëm të armëve- nuk duhen të përjashtohen teksa Evropa po përballet me krizën më të rëndë të sigurisë në dekada.

Por ajo tha se partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës duhej të kuptonin se mënyra e vetme për të përfunduar këtë luftë është shkatërrimi në fushëbetejë i forcave ruse. Pa përmendur askënd, ajo tha se ata nuk duhen të bëhen “bashkëpjesëmarrës me djallin”. Ajo shton: “Nuk ka një marrëveshje të paqes me Putinin sepse ajo nuk shpie drejt paqes. Ajo do të shpiente drejt në lufte të re disa vite më vonë”.

Ajo se për çfarë po luftohej ishin ekzistenciale për vendin e saj, thotë ajo. Objektivi i Kremlinit është “depersonifikimi” i Ukrainës, duke zhveshur gjuhën dhe kulturën e saj dhe duke e lënë atë të dobësuar dhe “të copëtuar”. Bota civile ka pasur një mundësi unike për të ndaluar Rusinë dhe t’ia pamundësojë asaj shpërndarjen e “luftës, korrupsionit, shantazhit, dezinformtës dhe robërisë”, tha ajo.

Rusia që moti është larguar nga pretendimi që ajo është duke shënjestëruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, tha Tymoshenko. Vrasja e civilëve- në qytetet në rajonin e Kievit, sic janë Buça dhe Irpin, si dhe në zonat tjera- ishte e rëndë dhe e qëllimshme, tha jo, me ushtarët rusë duke përcjellur udhëzimet e Moskës.

“Është një pjesë e pandarë e gjenocidit kundër kombit ukrainas”, tha ajo. “Çfarë ndodhi në Mariupol është madje me e rëndë se në Buça, Irpin dhe Hostomel. Unë jam i bindur se do të jemi në gjendje ta rikthejmë Mariupolin dhe ta shpalosim shkallën e vrasjeve të tmerrshme atje. Ishte një tragjedi, një katastrofë humane e një mase të paparamenduar”.

Duke konsideruar fjalët e saj, politikanja veterane përfundon: “Kjo është një betejë e madhe për territorin dhe për lirinë tonë. Është një mundësi historike për botën e lirë për ta vrarë këtë djall”.

Përktheu: Periskopi


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje