Lajme

Inspektorati në Prishtinë zhvillon aksion kundër taksive ilegal

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka zhvilluar një aksion kundër taksive ilegal në vende të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas një njoftimi në Facebook, ky aksion është bërë për arsye që po shkaktojnë probleme të mëdha në mbarëvajtjen e komunikacionit në Prishtinë.

“Drejtoria e Inspekcionit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taxive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet në njoftim.