Lajme

Infermieri që e dërgoi Rama për ndihmë në Itali, punonte si pompist në një pompë benzine

Një grup prej 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, dy ditë më parë u nisën për në Itali.

Kjo për t’iu bashkuar kolegëve të Italisë në luftën kundër koronavirusit.

Ky grup përbëhen nga 10 mjekë e 20 infermierë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati deklaruar se edhe mjekët e edhe infermierët ishin vullnetarë që kishin aplikuar disa ditë më parë që të ndihmojnë në luftën me këtë armik të padukshëm.

Mirëpo, ajo që është e pazakonhtë, që një nga infermierët që shkoi në Itali, është pompist.

Qazim Ismajli derisa para ditë më parë punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i kësaj pike karburanti.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë “mjeku”, i cili nuk e ka mohuar se ka punuar pompist.

Por nga një dokument i mbërritur në redaksinë e Joq Albania, ai është i pajisur me urdhërin e infermierit, për ushtrimin e profesionit./Gazeta inFokus