Lajme

Infermierët refuzojnë të punojnë në kohë pandemie

Drejtoria e Infermierisë ka paralajmëruar masa për ata infermierë që pa arsye i shmangen punës për çka janë të thirrur.

Kujdesen shumë për shëndetin e tjerëve, pa qenë sigurte për vetën e tyre.

Por në këtë betejë me pandeminë, stafi shëndetësorë kanë lënë parapa krahëve rrezikun që u kanoset nga Covid 19.

Rreth 700 infermierë po japin kontributin e tyre në këtë kohë të vështirë.

Klinika Infektive, e ajo e Pulmologjisë janë vetëm disa nga reapartet ku këta infermierë po ushtrojnë me zell profesionin e tyre.

E për të trajtuar pacientët me Covid 19, pati edhe shumë vullnetarë.

Por, në mesin e infermierëve të punësuar në Infektivë, ka të atillë që kanë refuzuar të punojnë me pacientët e sëmurë me koronavirus.

Me arsyetime të ndryshme ata kanë kërkuar disa herë të lirohen nga kjo detyrë.

E në lidhje me këtë, Drejtoria e Infermierisë në SHKSUK u drejtuar të gjithë infermierëve me një email, duke kërkuar të merret masa ndaj këtyre personave.

E në lidhje me këtë email ka reaguar, kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, duke e cilësuar këtë email si kërcënues ndaj infermiereve.

Por një gjë të tillë e ka mohuar, Drejtori i Infermierisë në QKUK, Sami Tahiraj.

Ai thotë se kohëve të fundit ka pasur dikur 3 raste ku infermierët kanë refuzuar punën por që mohon ta ketë kërcënuar dikë me licencë të punës.

E në lidhje me këtë për T7 ka folur, edhe kryetari i sindikatës së infermiereve, Fitim Havolli.

Ai ka thënë se arsyetimet që disa prej infermierëve i kanë pasur për lirim nga puna janë të pa baza.

Menaxhmenti i Qendrës Klinike Universitare, ka theksuar se kompetent për përpilimin e listës brenda Klinikës është kryeinfermieri i Klinikës i cili e njeh më si miri stafin e tij moshën, gjendjen shëndetësore të tyre.

Ata kanë theksuar se në kohën e pandemisë, ka një nevojë të madhe për staf shëndetësor.

Sipas tyre refuzimi i punës mund të këtë konsekuenca ligjore komision disiplinor.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?