Lajme

Infektologia me mesazh emocionues: Edhe ne mërzitemi me humbjen e jetëve të njerëzve

Shefja e Repartit të Infektivës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Mirvete Daku-Kurteshi, në një deklaratë për Mediafokus.info, flet për punën e përditshme të përballjes me pandeminë COVID-19, tash e katër muaj.

Duke shprehur habinë me dilemat e kosovarëve, dr. Daku-Kurteshi ka thënë se nuk ka dëshmi më të madhe për ekzistencën dhe rrezikshmërinë e Coronavirusit se sa rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve, një pjese e të cilëve kanë përfunduar me fatalitet.

“Nuk e di se çka mund ketë dëshmi më të madhe për rrezikun e COVID-19, kur vazhdimisht kemi rritje të numrit të rasteve pozitive, një pjesë e të cilëve edhe po përfundojnë me fatalitet. Ne që po përballemi vazhdimisht me jetën e këtyren njerëze, apelojmë që t’i aplikoni masat kundër përhapjes së COVID-19. Edhe ne jemi njerëz, edhe ne jemi të ndjeshëm dhe mërzitemi me humbjen e jetëve”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  Escobar i vendosur: Asociacioni do bëhet edhe nëse s'do Kurti

Brenda më shumë se katër muajve të përballjes me pandeminë, në Kosovë janë shënuar 6917 raste pozitive me COVID-19, 3753 janë shëruar, 2995 janë raste aktive, derisa kanë ndërruar jetë 169 persona.

Se si është një 24 orësh i punës në Repartin e Infektivës, cili është rreziku i infeksionit të personelit shëndetësorë me COVID-19, cilës situatë i është frikësuar dhe për çështje të tjera, ndiqeni më poshtë deklaratën e shefes së Repartit të Infektivës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Mirvete Daku-Kurteshi, dhënë për Mediafokus.info: