Lajme

Ilir Kurtishi, njëri ndër kandidatët më të kompletuar për deputet në këto zgjedhje – garon me numrin 71 në listën e PDK’së

Dr. Ilir Kurtishi

Në mesin e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së është edhe njëri ndër onkologët më të mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë, Dr. Ilir Kurtishi, i cili mbanë numrin 71, raporton Korrespodenti.

Ai është ndër Onkologët e parë në Evropë i cili shërben në Klinikën Digjitale!

Dr. Ilir Kurtishi ka ndihmuar numër të madh të pacientëve në trajtimin e të gjithë tumorve duke përdorur kemoterapinë apo medikamentet tjera të duhura.

Ai është edhe pedagog në Universitëin e Prishtinës.

Dr. Ilir Kurtishi, karrierës politike i ka hyrë me të vetmin qëllim, që të japë kontributin e tij profesional.

Më poshtë po ju sjellim një biografi të Dr. Ilir Kurtishi, kandidatit të PDK’së me numër 71 për deputet në Kuvendin e Kosovës:

I lindur ne Dragash 1977, Shkollën Fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme të Mjekësisë e përfundoi në Prizren në vitin 1996. Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë e perfundoi në vitin 2003, si studenti më i mire i gjeneratës me mesatare 9,95. Gjate studimeve, ai qëndroi për 6 javë në Dartmouth Medical School ne Neë Hampshire USA, si pjesë e programit student exchange.

Ne vitin 2004 zgjidhet asistent në lënden e Fiziologjisë së njeriut në Fakultetin e Mjekësisë. Nga viti 2007 për 2 mandate ishte edhe sekretare i Katedrës së Fiziologjisë.

Në vitin 2010, ai përfundoi specializimin nga lëmia e Onkologjisë mjekësore në Prishtinë. Gjatë kohës së specializimit, ai qëndroi për disa muaj në specializim në Qendrën Universitare ne Pisa, Italy. Për një vit, Dr. Ilir Kurtishi kryen një pjesë të stazhit specialistik në Shkup dhe Zagreb.

Nga viti 2011, ai punon si specialist ne Kliniken e Onkologjisë, ku ka nën përkujdesje një numër të madhe të pacienteve me kancer.

Për dy mandate është anëtar i Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë – organit më të larte të Fakultetit të Mjekësisë.

Është në përfundim të studimeve të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb.

Dr. Ilir Kurtishi koautor i disa publikimeve shkencore me impakte faktorë në revistat ndërkombëtare.

Nga 27 dhjetori viti 2018, ai zgjedhet Drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK në Prishtine, ku ka në menaxhim mbi 70 punëtorë të ndarë në 2 reparte. Klinika e Onkologjisë është një ndër klinikat me të mira ne QKUK dhe 2 herë është shpallë si Klinika më e mirëne krejt Kosovën.

Dr. Ilir Kurtishi i martuar dhe ka dy femijë.

Flet mirë tri gjuhë të huaja (Anglisht, Italisht dhe Boshnjakisht)

Hobi: Futbollin, Basketbollin dhe Tenisin


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?