Lajme

Ilir Deda: Shpend Ahmeti që nga 2009-a e ka dashur AAK-në

Deda përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ është munduar të shpjegojë zhvillimet e fundit politike sipas këndëvshtrimit të tij, duke thënë se mundësinë e listës së përbashkët opozitare e kanë prishur deklaratat e LDK-së që preferojnë të shkojnë të vetëm në zgjedhje, si dhe Vetëvendosje që do Albin Kurtin për kryeminsitër.

“Gjithçka që po ndodhë sot në politikë e ka një kontekst nga e kaluara. Në ditët dhe javët e ardhshme me gjasë do të ketë shumë lëvizje politike, dhe do të mundohem që t’ua spjegoj kontekstin e tyre sipas këndvështrimit tim. Deklaratat e LDK-së se preferojnë të shkojnë të vetëm në zgjedhje, dhe nga VV se vetëm Albini duhet të jetë kandidat për kryeministër, na humbën kohë, dhe e prishën mundësinë e listës së përbashkët opozitare”, ka shkruar Deda.

Deda gjithashtu ka shkruar se ata që po “çuditen” me koalicionin e Shpendit me Ramushin, po pres me e pa “çudinë” e njejtë të “koalicionit” të Mimozës me Albinin.

“Për të gjithë ata që po “çuditen” me koalicionin e Shpendit me Ramushin, po pres me e pa “çudinë” e njejtë të “koalicionit” të Mimozës me Albinin”, tha ai.

Tutje Deda është shprehur se në vitin 2009, Shpend Ahmeti nuk është dukur larg nga kyqja e tij në AAK.

“Në shtetin, korrupsionin i cili po mirrte hov, kur ishim në betejë kundër presionit ndaj mediave dhe kur suksesshëm e parandaluam instalimin e autokracisë, Ramush Haradinaj e kishte planin politik që e quante AAK Plus. (Në 2009 VV mirrej me UNMIK-un dhe decentralizimin e pakos së Ahtisarit). Ky plan nënkuptonte që rreth AAK-së të shkonin të gjithë ata që ishin për ndryshim e kundër PDK-së, por jo domosdoshmërisht nënkuptonte anëtarësim në AAK (në 2009 në LDK refuzohej reforma e partisë, e VV i rrotullonte veturat e EULEX-it)”.

“Shpendi në atë kohë cilësohej si një nga figurat më të dalluara në shoqërinë civile dhe neve kolegëve të tij nuk na dukej larg kyqja e tij në politikë me AAK. Por, aktakuza e dytë e Tribunalit të Hagës ndaj Ramushit e prishi atë plan politik për AAK Plus, dhe Shpend Ahmeti nuk shkoi menë AAK”, tha Deda.

“Mimoza në 2009 iu bashkua AKR-së. Ndërsa dështimi i reformës në LDK më shtyu që bashkë me Shpendin në vitin 2010 ta nisnim Frymën e Re”, ka përfunduar Deda.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?