Ilir Deda publikon foton e shokut që vdiq gjatë fluturimit me parashutë në Prizren
Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren sot rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin, Artan Venhari, shkruan Express.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti Ilir Deda.
“Shumë herët na la Artan Venhari! Pushove pikërisht në lirinë e qetësinë që e kishe gjetë në ajër. Prehu në paqë mik i dashtun!”, ka shkruar Deda.