Lajme

Ilir Baldedaj: 100 përqind e hasjanëve duhet të votojnë për 100 % shtet

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ilir Baldedaj, u ka kërkuar hasjanëve që të votojnë votojnë për 100 % shtet.

Ilir Baldedaj tani zyrtarisht ka nisur garën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës, i cili mban numrin 88 në listën e AAK-PSD.

Në një prononcim për Korrespodentin, Baldedajka thënë se në gjithë angazhimin e tij politikë, përkushtimi i parë në punë ka qenë angazhimi për Hasin.

” Që nga viti 2007, kam ngritur çështje e çështje të problematikave në Has, duke kërkuar vëmendjen dhe investime nga pushteti lokal dhe qëndror. 100 përqind Hasjan, prandaj 100 përqind e hasjanëve duhet të votojnë për 100 % shtet. Hasi gjithmon ka ditur të reshtohet 100% drejt. 100% për Ramush Haradinajn kryeministër”, ka thënë Baldedaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?