Lajme

IKSHPK ka një apel të rëndësishëm për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) vazhdon të apelojë te qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që të ndalet përhapja e mëtutjeshme e pandemisë Covid-19.

IKSHPK-ja thekson rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike dhe bartjen e maskave. Po ashtu një rëndësi të veçantë i jep edhe mbajtjes së higjienës personale.

IKSHPK- vlerëson se rreziku për përhapjen e koronavirusit mbetet ende i lartë andaj thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”

“Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar”

“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?