Lajme

IKSHPK jep lajmin e keq

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se variant Omicron i COVID-19 është më pak i rëndë se ai Delta, por më ngjitës dhe mund të rrisë hospitalizimet, raporton Gazeta Express.

Nga IKSHPK është thënë se ndikimi i këtij varianti aty ku vaksinimi është më i ulët ende nuk është parë, por masat parandaluese, duke përfshirë këtu edhe vaksinimin ofrojnë mbrojtje kundër të gjitha varianteve.

“Njerëzit që janë të vaksinuar kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të rëndë COVID-19, duke përfshirë variantin Omicron”, thuhet nga IKSHPK.