Lajme

IKSHP thirrje për bartje maskash: Kemi rritje të rasteve, pandemia s’ka mbaruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thjirrje qytetarëve që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen, raporton Express.

Thirrja e IKSHP’së vjen pas rritjes së rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në apelin e Institutit.

Instituti ka bërë sërish apel të qytetarët që të vaksinohen për të përforcuar imunitetin dhe parandaluar rastet e reja dhe format e rënda të sëmundjes.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.”, thuhet në postim.

LEXO EDHE:  Mbyti nënën e tij me plastmas, ky është Albi Muhollarit! 24-vjeçari që kreu studimet në SHBA, dyshohej se vuante nga depresioni

Postimi i plotë i Institutit:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

LEXO EDHE:  Ish-kryeinspektori i AKI’së: A është ende ‘gjallë’ Sllobodan Millosheviqi në Serbi?

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

#Vaksinohu!