Lajme

“Ik fli gjumë”, “Hajdut”, Tensione në emision Rama- Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndërhyrë live në emisionin “Opinion”.

Basha ” tha se Edi Rama ka shkatërruar bizneset e ka rrënuar ekonominë, ndërsa e cilësoi hajdut.

Rama nga ana e tij u shpreh se Basha duhet të shkojë të flejë gjumë e përballja do shihet në zgjedhje.

Basha: Sharra ishte lënë në mjerim për 11 vjet dhe u trajtua me trajtim dinjitoz nga ana jonë kur morën bashkinë. Tirana do kishte kontejner nën tokë.

Edi Rama: O artist, artist (Qesh).

Basha: Ti theve një marrëveshje me qeverinë gjermane.. Tirana do kishte kontejner nën tokë. Por ti i vure shkelmin Bankës Botërore. 11 vjet e le Sharrën siç e le, u kujtove kur po ikje. Po shkatërron bizneset. Je hajdut.

Rama: O Lul, shko fli gjumë. Lul, fli gjumë. Fli, habitem. Lul fli zemër, fli gjumë. Ik mos na banalizo tani. Përballja do shihet në zgjedhje.