Lajme

Identifikohet pacienti që u vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, viktima ishte vjehrri i ish-deputetit të njohur

Pacienti që mori vendimin drastik për t’u vetëflijuar mbrëmjen e sotme, teksa u hodh nga kati i katër i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është Hasan Miri, 65 vjeç. Dosja.al mëson se Miri, vetë nuk ishte një personazh i njohur për publikun shqiptar, por dhëndrri i tij, po.

Bëhet fjalë për ish-deputetin socialist, Gjetan Gjetani. Viktima, që në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga kati i katër i spitalit, ishte vjehrri i Gjetanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme. Miri, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit.

Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike.