Lajme

I veta qytetarët qysh duhet të mbroheni në rast tërmeti: “Veç me ra n’shahadet edhe Zot n’dorë tane”

“Kur ta çon ai naltë, s’ki ça mu mbrojtë” – përgjigjet e çuditshme të qytetarëve kur i pyes “qysh duhet me u mbrojtë nga tërmeti?”. Mbi 1500 persona raportohet të kenë humbur jetën në tërmetin në Turqi dhe Siri, të hënën në mëngjes. Me këtë ngjarje tragjike në mendje, vendosa të dal dhe të pyes qytetarët si do të mbroheshin në rast tërmeti.

Shifrat zyrtare nga Turqia thonë se 1,014 njerëz kanë vdekur dhe 5,383 u lënduan, teksa 2,818 ndërtesa janë shembur. Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha se më shumë se 326 njerëz kanë vdekur dhe 1,042 të lënduar. E për këtë tragjedi, kanë reaguar lidërët nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Humbi jetën duke shpëtuar një fëmijë, gruaja e Ademit: Ishte lajmi më i rëndë në jetën time, mbështetja e madhe po na lehtëson dhimbjen

Ndërkohë, kosovarët sot në mëngjes patën disa përgjigje tejet interesante rreth eksperiencave të tyre me tërmete dhe për mënyrat si do të mbroheshin në rast se i zënë në një ambient të mbyllur dridhjet e tokës.

Shembull, një qytetar, kur e pyeta “qysh reagove?” Derisa po më tregonte si përjetoi një tërmet, u shpreh: “Rashë n’shahadet edhe thashë ‘Zot n’dorë tone’.” Ide gjeniale për ta larguar përgjegjësinë nga vetja dhe përpjekjet që mund të bësh për strehim diku, nëse më pyesni mua.

Një tjetër, ndërkohë, nuk dukej fare i brengosur për tërmete e asgjë tjetër, përderisa “kom me hongër me pi”. “A e din çka jarani jem, kryesorja për mu me hongër me pi, për dridhje të tokës ishalla tokë e qiell bohën bashkë,” u shpreh ai.

LEXO EDHE:  I ka 225 dënime në polici, ’Papiqulos’ i konfiskohet vetura nga Policia e Kosovës

Ai nuk e pa të arsyeshme t’i përgjigjej pyetjes time pasuese “për që rrëzohet ndërtesa s’o problem a?” Tutje, derisa po ecja në rrugën mes lokaleve të njohur si “Nër Kurriz”, njërin e ndala për t’ia bërë pyetjen e njëjtë, “a e din qysh duhet me u mbrojtë nëse ndodh naj tërmet?”

“S’ki nevojë me u mbrojtë, çka t’vjen prej atij nalt duhët me pranu.” Derisa po vazhdoja me pyetje (këtu po i përmend vetëm disa prej më interesanteve, pasi kishte edhe qytetarë të arsyeshëm dhe të vetëdijshëm për masat që duhet marrë në rast tërmeti),

Një burrë, te rruga “Bill Clinton”, apo aty afër, po më tregonte si e kishte përjetuar tërmetin e vitit 1963 në Shkup ku kishin humbur mbi 1,070 njerëz dhe u lënduan mbi 3,000. “Isha i ri, s’nijsha për kurrgjë. Jo more, qitash po ma ninë që u bë në Turqi,” më tha ai. Për më shumë, hajt respektoni mundin tim dhe kameramanit Taulant Karaxha sot në mëngjes, në temperatura në minus, duke shikuar videon e mëposhtme. /Nacionale

LEXO EDHE:  Njihuni me “Papi Chulon” problematik të Prishtinës