Lajme

I sëmurët nëna ish presidentit Hashim Thaçi, Gjykata Speciale deklarohen nëse do t’i mundësohet vizita

Hyrë Thaçi, nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi për disa ditë ka qenë e shtrirë në QKUK pas disa problemeve shëndetësore që ka pasur kohëve të fundit.

Nëna e ish presidentit është liruar sot në shtëpi pas trajtimit që ka marrë. Lajmin e ka konfirmuar Besnik Elshani, drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë.

“Po, ka qenë në trajtim. Sot është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas ekzaminimeve dhe analizave të bëra”, tha Elshani për Gazetën Insajderi.

LEXO EDHE:  Publikohen pamjet nga momenti kur u gjet trupi i sulmuesit të katërt

Siç e dimë, djali i saj, ish-presidenti, Hashim Thaçi është në një proces gjyqësor në Hagë dhe nuk ka mundur ta vizitoj.

Insadjeri ka pyetur Dhomat e Specializuara se a do të lirohet për të vizituar të ëmën.

Por, në përgjigjen e tyre thuhet se nuk kanë pasur kërkesë nga mbrojtja e presidentit Thaçi për ta liruar.

“Siç do ta shihni në faqen e internetit të DHSK-së, nuk ekzistojnë kërkesa të tilla në dokumentacionin gjyqësor publik”, thuhet në përgjigje.

Sipas tyre, në kornizën gjyqësore të Dhomave të Specializuara të paraburgosurit lejohen të bëjnë kërkesa para trupit gjykues kompetent kur ekzistojnë arsye humanitare bindëse.

LEXO EDHE:  Mediumi boshnjak “Istraga”: Milan Radojiçiq është plagosur gjatë sulmit terrorist në Veri