Lajme

I riu turpërohet keq para Vjosa Osmanit: E zgjati dorën për t’i folur, por i mbetet “kaci”

Po vazhdon edhe sot fushata zgjedhore, saktësisht dita e pestë derisa kanë mbetur edhe 7 ditë përpara zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kandidatja nga radhët e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka vizituar sot Vushtrrinë teksa ka mbajtur një tubim në sheshin e qytetit, me ç’rast është paraqitur një “situatë komike”, shkruan Reporteri.net

Një qytetar i kësaj komune, “ëndrra” që ai t’i shtrëngojë duart me kandidaten potenciale për kryeministre nuk i shkoi siç duhet.

Atij i ka mbetur dora “kaci”, pasi Osmani nuk ia zgjati dorën atij, ani pse ajo e shikoi djaloshin i cili po xhironte gjithçka nëpërmjet telefonit të tij.

Megjithatë, ai e mori me sportivitet dhe vetëm ia rrahu krahun në shenjë respekti.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?