Lajme

I riu që mbeti i vrarë në Ferizaj varroset sot

Mbeti i vrarë me së paku 5 plumba. Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella” i cili mbeti i vrarë në orët e hershme të mengjesit, sipas burimeve të gazetës Nacionale pritet të varroset sot.

Personi me inicialet Q.J, ka shtënë me armë në drejtim të viktimës G.H, ku si pasojë e plagëve ky i fundit ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Ferizajt, teksa për të dyshuarin është vendosur masa e paraburgimit 48-orësh.

Sipas Prokurorisë, ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?