Lajme

I riu 24-vjeçar hidhet nga kati i pestë i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një 24-vjeçar u hodh nga kati i pestë i një pallati, por fatmirësisht shpëtoi.

Dyshimet kryesore janë se i riu J. Sejdini u hodh nga kati i pestë i ndërtesës në të cilën banonte në Unazë, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë rënë edhe aksidentalisht.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. /Top Channel