Lajme

I quajti shqiptarët “njerëz të malit”, zëvendësja e Bërnabiqit thotë se kjo deklaratë po keqpërdoret

Zëvendëskryeminstrja në Qeverinë e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka deklaruar sot se deklaratat e shefes së saj, Ana Bërnabiq se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Prishtina, janë si ish- pjesëtarët e UÇK-së, “njerëz të malit”, po përdoren për të justifikuar dhunën brutale dhe arrestimin e serbëve në Kosovë.

“Unë mendoj se është e qartë për të gjithë se zyrtarët e Prishtinës përdorin një deklaratë të pakujdesshme nga kryeminstrja për të justifikuar para publikut të brendshëm dhe të huaj jo vetëm arrestimet e serbëve që ndodhën disa ditë më parë, por edhe rrahjet brutale të serbëve, si dhe arrestimin e një qytetari rus, i cili, ndër të tjera, është anëtar i misionit të OKB-së në Kosovë”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Shefja e ekzekutivit serb i quajtui shqiptarët “njerëzs të malit” në prani të shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, transmeton Klan Kosova.