Lajme

I ofruan mbështetje, Bekim Jashari falënderon publikisht AAK’në

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë të ditur se do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për rritjen e buxhetit të kësaj komune.

Këtë gjë e ka vlersuar lartë, kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Ai ka falënderuar gjeneralin Daut Haradinaj si dhe deputetët e AAK-së, që do ta mbështesin rritjen e buxhetit të kësaj komune.

‘Faleminderit shumë i nderuar Gjeneral Daut Haradinaj Faleminderit, Grupi Parlamentar i AAK-së për përkrahjen Faleminderit të gjithë Deputetve qe nesër do mbeshtesin kërkesat e qytetarve te Skenderajt. Me respekt B. J’, ka shkruar Jashari.

Kujtojmë se, ky amendament ka të bëjë me rritjen e buxhetit në komunën e Skenderajt, ku do të bëhet edhe vazhdimi i punimeve në objektin e Dëshmoreve në Skenderaj.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?