Lajme

‘I ngulë thikën shoqes dhe ikë’: Sherri mes vajzave shqiptare përfundon me therrje të rëndë

Gjatë ditës së djeshme në Tiranë ka ndodhur një sulm i rëndë me thikë mes disa vajzave, kur njëra nga to është shtrirë në spital ndërsa tjerta ndodhet në arrati, shkruan Gazeta Metro.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë dërguar të renë e plagosur në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Tiranës


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje