Lajme

I ndjeri Safet Beqiri: Kur pacienti i kalon kufinjtë e mi, i lutem të madhit Zot

Shkrimtari Daut Demaku ka përkujtuar mikun e tij, kirurgun e njohur Prof. Dr. Safet Beqiri, i cili ka ndërruar jetë sot.

Demaku ka treguar një moment me Beqirin kur e kishte pytur se si arriti të bëhej ndër 10 kirurgët më të mirë në Gjermani, transmeton Gazeta Shneta.

“E pyeta – Po si hyre në 10-shen më të mirë të kirurgëve gjerman? M’u përgjigj me modesti: Unë asnje gram nuk jam më i mirë se kirurgët gjerman. Jam si ata. Por, Kur kam pacientin në tavolinë dhe i kalon kufinjët e mundësive të mia, i lutem ZOTIT: ZOT bëje atë që unë nuk mund ta bëjë!”, ka shkruar Demaku.

“Prof. Dr. Safet Beqiri, Ti na mësove sa mirë është të jesh NJERI dhe ta bësh profesionin MISION. Të gjithë atyre që të deshën TY miku im i shtrenjtë – i lus t’i pranojnë ngushtëllimet e mia. Me shumë dhimbje,Daut Demaku”.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19