Lajme

I moshuari shqiptar gjendet pa shenja jete në mes të rrugës

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugë këtë pasdite.



Ngjarja është shënuar në qytetin e Korçës.

I moshuari, rreth 80 vjeç, është identifikuar si shtetasi Y.Muja.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se në trupin e të moshuarit nuk janë gjetur shenja të ushtrimit të dh.unës.


Mbetet ende mister mënyra sesi 80 vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.