Lajme

I mituri godet me veturë dy këmbësore në Lipjan, njëra është police

Dy këmbësore janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë pasditen e së dielës, rreth orës 18:40 në fshatin Magure të Lipjanit.

Burime brenda policisë kanë bërë të ditur se shoferi është një person i mitur, i cili nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.

Gjithashtu këto burime bëjnë me dije se njëra nga dy të lënduarat është zyrtare policore.

Të lënduarat pas aksidentit kanë marrë ndihmë mjekësore.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?