Lajme

I jepet lamtumira e fundit Vjosa Berishës

Sot (e enjte) i është dhënë lamtumira e fundit producentes dhe regjisores, Vjosa Berisha.

Në varrzeat e qytetit në lagjen Arbëria (Dragodan), Berisha u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët e ngushtë dhe një rreth i gjerë personazh që e njihnin atë.

Në ceremoninë e varrimit u panë edhe shumë fytyra publike, si vëllai i saj: producenti Shkumbin Istrefi, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, këngëtari dhe prezantuesi Robert Berisha, aktorët: Eshref Durmishi e Mensur Safqiu, si dhe shumë të tjerë.

Përgjatë ditës, në Teatrin Kombëtar të Kosovës u realizuan homazhe të shumta në nderim të jetës dhe karrierës që la prapa.

Pjesë e nderimeve ishin edhe krerët e shtetit si: kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca si dhe ish-kryeministri, tani deputeti Ramush Haradinaj.

Vjosa Berisha u nda nga jeta më 23 qershor, pas një beteje të gjatë me kancerin në vezore.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje