Lajme

I heqë qorapet dhe këmbët e zbathura i vendos afër xhamit në veturën zyrtare

Sot u tha se ishte dita më e nxehtë e vitit në Kosovë. Temperaturat nën hije arritën 37 gradë, e në diell deri në 41 gradë celsius.



E vapës së madhe duket se nuk kanë mundur t’i shpëtojnë as zyrtarët e shtetit. Me veturë zyratare 3Z, njëri nga pasagjerët kishte vendosur të zbathet.

Ballkani.info i ka siguruar dy fotografi të një veture zyrtare me targat 3Z – 211 – 16.

Në këtë veturë të tipit Renault Megane, pasagjeri ishte zbathur dhe këmbët ashtu të zbathura i kishte vendosur afër xhamit të përparmë.

Kjo dëshmon edhe një keqpërdorim të veturave zyrtare, pasi që është shembulli më i keq se si trajtohet pasuria e shtetit.


S’do më shumë koment një gjest i tillë! /Ballkani.info/