Lajme

“I gjithë Prekazi me PDK’në”: Sami Lushtaku paralajmëron fitoren e PDK’së me 14 shkurt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), në Skenderaj, Sami Lushtaku ka publikuar disa fotografi nga fushata parazgjedhore, ku ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Prekaz në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Ai ka thënë se i gjithë Prekazi është me PDK’në, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se sot ka mbajtur një takim me qytetarët e Prekazit.

Ai nga atje tha se ky mobilizim dhe kjo përkrahje mesazh të vetëm e ka fitoren e PDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Prekazi si gjithmonë, fuqishëm e masivisht në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky mobilizim dhe kjo përkrahje mesazh të vetëm e ka fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Lushtaku.

Më poshtë postimi i plotë i Lushtakut.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?