Lajme

Hyn në fuqi rregullorja për liberalizimin e vizave për Kosovën, ja çfarë do të thotë kjo

Sot ka hyrë në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e ka njoftuar drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, duke thënë se nga sot autoritetet kufitare të shteteve të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për t’ua siguruar lirshëm lëvizjen e kosovarëve nga 1 janari i 2024-ës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850. Me fjalë të tjera nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen. Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  E dhimbshme: Shkoi në mal për të marrë dru, 71-vjeçari nga familja Zekaj në Pejë vdes pasi preu këmbën me sharrë

Sipas infografikës së shpërndarë nga Instituti EPIK, Kosova është në pritje të hapit të fundit, 1 janarit të 2024-ës, për lëvizjen lirshëm në zonën Schengen.