Lajme

Humbja e PDK’së në zgjedhje, Zeka: Ka një të vërtetë të madhe qe kjo parti nuk e pranon

Gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka treguar arsyet se pse PDK ka pësuar rënie të vazhdueshme në dy palë zgjedhjet e fundit.

“Faktori i theqafjes të PDK-së ka ndodhur për një të vërtetë të madhe, të cilën, njerëzit e kryesisë ka vite që e kanë mbuluar me gjethen e fikut. E ajo e vërtetë është lufta e brendshme në mes Hashim Thaçit, dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i tij:

Ka nje te vertete te madhe qe PDK nuk e pranon.

Faktori i theqafjes te PDK-se ka ndodhur per nje te vertete te madhe, te cilen, njerezit e kryesise ka vite qe e kane mbuluar me gjethen e fikut. E ajo e vertete eshte lufta e brendeshme ne mes Hashim Thaçit, dhe Kadri Veselit.

Hashim Thaçit i ka pelqyer gjithmone loja e guxhave politike jo vetem me partite e tjera, por edhe brenda partise se vet. Ai edhe zgjedhjet pretendonte se i fitonte fikalli vetem. Kadrise i krijonte hapesire per futjen e pykave ne parti, permes njerezeve te SHIK-ut, ku i pasheruar nga profesioni i nentokes, donte me pas kontroll mbi çdo gje.

Hashim Thaçit i interesonte kontrolli mbi policine, prokurorine, sidomos AKI-ne, ndersa Kadri Veseli mundohej ta kontrollonte Kryetarin e partise, te kontrollonte bizneset, dhe te kujdesej per dergimin e listave neper konkurset qe hapeshin ne ndermarrje publike dhe te gjitha institucionet e shtetit. Çdo gje duhej kaluar neper filtrat e tij, por nje gje e tille nuk e pengonte aspak Hashim Thaçin, i cili kishte rehatuar veten dhe njerezit e familjaret e tij permes procesit te privatizimit.

Nga ana tjeter Thaçi, mire me partite e lideret e tjere, por as me Kadri Veselin s’e ka bisedu çeshtjen e takses, reciprocitetit, apo çfare po ndodhte me dialogun me Serbine. Me shume komunikonte per keto ceshtje me Isa Mustafen dhe pak ose aspak me Kadri Veselin.

Ne krejte kete lufte Hashim-Kadri, puna erdhi deri aty saqe Kadri Veseli nderroi edhe gishtin e Hashimit, me gishterinjte e tij. Nga 👍🏻 na dolen 🤟🏻. Na te tjeret s’e kuptum pse. U mundu Veseli me mish e me shpirt te bente edhe reforma, por e pati te pamundur. Ne vend te reformave filluan rigrupimet brenda partise, te cilat kaluan ne lufte te brendshme. Kjo u kthye ne prioritet mbi te gjitha prioritetet. Ata qe ishin rehatuar duke zhvatur shtetin dhe partine, po ktheheshin ne shushunja qe po pinin gjakun nga brenda, e po jepnin gjak tek kundershtaret.

Ky eshte koronavirusi kryesor i PDK-se, per te cilin nuk kane guxim te flasin haptaz.

Zaten, edhe me fole, tashme nuk ka vlere.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?