Lajme

Humb jetën një pushues në Vlorë

Nga qyteti i Vlorës raportohet se një tjetër pushues është mby,tur mesditën e kësaj të enjte në plazhin e Zvërnecit.

Personi identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, me gjithë përpjekjet e Rojës Bregdetare nuk doli gjallë nga deti.

Ai ishte futur thellë në det me not, por në kthim është përballur me dallgë e mëdha.

Roja Bregdetare e zonës është futur ta shpëtojë por pushuesi ishte pa shenja jete.

Një ditë më parë gjithashtu një pushues nga Fieri humbi jetën po në ketë plazh.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?