Hoxhë Abazi përzihet në politikë: Asociacioni sipas fesë është haram
Hoxha i njohur kosovar, Husamedin Abazi është bërë pjesë e debatit rreth Asociacionit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se sipas fesë është haram të formohet Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe.
Abazi nuk dha detaje rreth asaj nëse Drafti është haram apo jo, megjithatë për ndjekësit e tij shfaqi këndvështrimin fetar. “Masi po pyesin le të dihet se: Asociacioni sipas Fesë eshte Haram!”, shkroi ai. Kujtojmë se me datën 21 janar, ambasada amerikane ka ftuar në një takim përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështjen e Asociacionit. Kërkesa e SHBA-së dhe BE-së është e qartë: Qeverisë i bëhet thirrje të paraqesë propozimet e saj për Asociacionin. Kryeministri Albin Kurti, këmbëngulë që Asociacioni nuk duhet të jetë në qendër të marrëveshjes me Serbinë, por në qendër duhet të jetë njohja reciproke.
Postimi i plotë i hoxhës: