Lajme

Hoxhaj thumbon Kurtin: Eksperti i telave të bakrit për pak na djegu me Amerikën

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi me disa studentë në Prishtinë, ku ka shpalosur planin e rimëkëmbjes për studentët dhe arsimin, ka thënë disa fjalë edhe për Albin Kurtin dhe raportet e tij më Amerikën.

Hoxhaj, ka thënë se kur Albin Kurti u bë kryeministër, kishte folur vetëm për një tel të bakrit, se si bëhet lidhja e tij, duke thënë se Kurti për pak i djegu raportet e Kosovës me Amerikën në momentin që nisi të bashkëpunojë.

“Prapë po i them, dil matu. Kur u bë kryeministër, se unë dhe Albini e kemi një dallim, unë jam profesor i shkencave politike, ai ka studiuar elektroteknike, krejt në rregull është, por kur u bë kryeministër ju kujtohet pat fol gjysmë ore për një farë teli të bakrit qysh lidhet teli i bakrit. Unë kam pasur përshtypjen që si njeri që vjen prej elektroteknikës të paktën dinë të lidh rrymën mire, po në momentin që ja nisi me bashkëpunua me Amerikën e zuri rryma me Grenellin dhe me Amerikën. Prandaj, as nuk ka ide në elektroteknikë as nuk ka lidhje me politikë, mundet me fol me tela të bakrit, mund ta zë rryma, po e vetmja parti politike e cila mund ta udhëheqë Kosovën, e cila mund ta ndryshojë Kosovën, e cila do ta ndryshojë Kosovën është PDK. Ne do ta udhëheqin qeverinë e Kosovës, unë do të jem kryeministër i Kosovës, Albini mundet me i lidh telat e bakrit. Me të tjerët nuk merremi se nuk janë në garë me neve”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shtuar se Albin Kurti nuk ka ide për elektro-teknikë edhe pse ka studiuar atë drejtim, e as nuk ka lidhje me politikë.

“Prandaj, ai nuk ka ide as për elektro-teknikë, as nuk ka lidhje me politikë, mundet me fol vetëm për tela të bakrit, e mund ta zë edhe rryma.”, tha ai.

Tutje, ai tha se e vetmja parti politike që mund ta udhëheqë Kosovën, ndryshojë Kosovën e rimëkëmbkë Kosovën, është Partia Demokratike e Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?