Lajme

Hoxhaj: Një herë e bëmë Haradinajn kryeministër, një herë Mustafën – s’ka më vota nga ne

Ushtruesi i detyrës së kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk ka më vota nga PDK-ja për kandidatët për president jashtë PDK-së.

Hoxhaj në T7 ka deklaruar se PDK-ja njëherë e ka bërë kryeministër Ramush Haradinajn dhe një herë Isa Mustafën.

“Kemi ardhur në përfundim që nëse dikush kërkon votë nga ne, atëherë do të duhej të llogarisë për propozimin tonë. Në PDK realisht ende nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Do të ishte absurde që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, ku një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër, një herë Isa Mustafën, dhe në vitin 2021 ne ta votojmë një kandidat që do të vijë nga ta”.

“Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?