Lajme

Hoxhaj: Kosova në rrezik, 10 shtete po shqyrtojnë mundësinë me tërheq njohjen

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka lëshuar një deklaratë shqetësuese.

Enver Hoxhaj, në emisionin ‘Rubikon’ në KTV, ka deklaruar që ka informacione që 10 shtete janë duke e shqyrtuar mundësin e tërheqjes së njohjes së Kosovës, raporton AlbanienShow

‘Kam informacion që 10 shtete janë duke menduar për të tërhequr njohjen e Kosovës, Serbia është duke punuar shumë në këtë drejtim’ tha Hoxhaj.

Kujtojmë që deri me tani 13 shtete e kanë ç`njohur Kosovën në këto vitet e fundit. Kjo tregon që diplomacia ndërkombëtare ka dështuar totalisht. /AlbanienShow

LEXO EDHE:  Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, deshën të nisnin luftë të dielën