Lajme

Hoxhaj flet pas takimit, tregon çka folën me Kurtin e Osmanin

Kryetari në detyrë I PDK’së Enver Hoxhaj, ka folur pas takimit që zhvilloi me Kurtin dhe Osmanin.

Hoxhaj, në një konferencë për media tha se ky takim ishte shumë i mirë.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e VV’së, Albin Kurtin, dhe zonjën Osmani, nga koalicioni fitues I zgjedhjeve. Ishte një takim pas kërkesës tonë si PDK, që procesi I formimt të institucioneve mund të ndodh me një dialog dhe atyre që kanë fituar zgjdhjet. Qasja jonë ishte konstruktive dhe parimore, Kemi pasur kërkesa të qarta që I kemi ngritur në takim. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve, para se të flitet për personin duhet të flitet për parime, e këto parime e përcaktojnë se kush mund të jetë president I ardhshëm. Kosova ka nevojë për stabilitet, e ne kemi nevojë për liderin që e bashkojnë sferën politike”, tha Hoxhaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?