Lajme

Hoxhaj: Do t’i rritim pensionet për 30%, dhe sigurojmë barnat falas për të moshuarit

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, sot e ka nisur ditën në vendlindjen e tij në Suharekë, konkretisht ka vizituar shtëpinë e dedikuar për ta nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Hoxhaj ka premtuar se nëse bëhet kryeministër do të rritë pensionet për 30% dhe do të sigurojë barna falas, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Hoxhajt:

Sot e fillova mëngjesin me të moshuarit në Suharekë, aty ku tash e disa muaj kanë gjetur përkrahjen, kujdesin dhe dashurinë në shtëpinë e dedikuar për ta nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Së bashku me humanistin Halil Kastrati, bisedova me shumë prej tyre dhe u zotova që si kryeministër i ardhshëm në qeverisjen e rimëkëmbjes, do të rrisim pensionet për 30% dhe do të sigurojmë barna falas.

E për ta nderuar traditën e pensionistëve tanë, u ndala për të shijuar një lojë shahu me ta, ku përveç respektit, biseduam edhe për rimëkëmbjen që na duhet dhe veçmas çfarë iu duhet atyre përgjatë rimëkëmbjes.

Të moshuarit, nuk përfaqësojnë moshë, por historinë e njerëzve të zakonshëm të Kosovës që e kanë ngritur vendin tonë me punë dhe përkushtim.

Ata janë pjesë e rrëfimit tonë të përbashkët dhe meritojnë trajtim e kujdes të plotë. Për ta, duhet qasje e dinjitetshme dhe me dinjitet. Këtë edhe do ua mundësojmë me qeverisjen e PDK-së.

Rimëkëmbje
HoxhajKryeministër


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?