Lajme

Hoxha: Vendimi për heqjen e vizave, në fillim të dhjetorit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën tani është tërësisht në duart e Bashkimit Evropian dhe se pret që vendimi për heqjen e vizave të merret në fillim të dhjetorit në Këshillin e Ministrave. Hoxha ka konfirmuar se disa shtete si Franca, Holanda, Gjermania dhe Spanja kanë hezitime, por ka thënë se duhet të vazhdohet lobimi për të marrë përkrahjen e tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se pret që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret në fillim të dhjetori, kur edhe mbahet takimi i fundit i Këshillit të Ministrave për këtë vit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?