Lajme

Hovenier: Serbisë do t’i kërkohet ta njoh Kosovën si kusht për anëtarësim në BE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, në një intervistë dhënë për CONTEXT në ATV, duke folur për 11 nenet e marrëveshjes së Brukselit, ka thënë se në asnjë prej neneve nuk përmban ndonjë adresim që Serbia obligohet ta largojë Kosovën nga kushtetuta e saj, mirëpo sipas tij.

“Ju keni parë tekstin me njëmbëdhjetë pikat, apo njëmbëdhjetë nenet për të cilat ka pasur pajtim, ashtu siç kam parë edhe unë, unë nuk kam parë ndonjë adresim të kësaj çështjeje në këto 11 pika, andaj nuk besoj se ai ka qenë një element specifik i bisedimeve aktualisht. Por ajo çfarë do të thosha është vizioni afatgjatë”, tha Hovenier.

LEXO EDHE:  KFOR-i dërgon makineri të rëndë në Zveçan, bllokon rrugët që çojnë në komunë

Ai ka ripërseritur se vizioni afatgjatë amerikan dhe evropian për Kosovën është ta shohë atë të integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike, po ashtu dhe Serbinë.

“Ashtu siç e kuptoj unë, Serbia ka interesim të madh që të anëtarësohet në Bashkim Evropian, të paktën kjo është aspirata e deklaruar. Unë nuk jam diplomat evropian, por me sa kam kuptuar unë nga kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mendoj se në kapitullin 35, Serbisë do t’i kërkohej që si kusht për t’u anëtarësuar në BE, ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, theksoi Hovenier.

Ai tha se i beson plotësisht BE-së dhe se çfarë procesi dhe cili është mekanizmi nëpërmjet të cilit Serbia do ta njoh Kosovën, ende nuk e di. /atvlive.tv

LEXO EDHE:  Stresi i "frikëson" serbët- “Le t’vin k*rvat se gati na kanë, i pari prej Tirane me shok jemi për Kosovë”