Lajme

Hoti voton: Pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka votuar në Fakultetin Filologjik të UP-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti pas votimit ka ftuar për një proces të rregullt zgjedhor.

“I ftoj qytetarët me dalë dhe me e kry obligimin kushtetues për me votu. Ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Sot është dita e tyre. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj krejt stafin, monitoruesit vendor e ndërkombëtarë dhe pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor dhe t’i organizojmë zgjedhjet sipas standardeve më të larta demokratike”, ka thënë Hoti për media.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?