Lajme

Hoti: Vendimi i sotëm i Qeverisë reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale

Ish-kryeministri i Kosovës, deputet tash i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i sotëm i marrë nga Qeveria e Kosovës, për ndihmat prej 100 eurosh, reflektojnë varfërinë e politikave fiskale dhe sociale, transmeton Reporteri.net.

“Vendimi i sotëm reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve. Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve. Për më tepër, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi”, shkroi Hoti në Facebook.

Hoti shkruan se duhet ndërmarrë masa afatgjate, të cilat i ka propozuar kur filloi të shfaqet kriza:

(i) Nuk është dashur të rritet çmimi i energjisë.

(ii) Duhet të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike.

(iii) Duhet të rriten subvencionet në bujqësi.

(iv) Duhet të rritet paga minimale

(v) Duhet konsideruar tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?