Lajme

Hoti tregon kur do të paguhen pagesat emergjente të mbetura për gjysmë

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se pavarësisht zhvillimeve, dinamika e punës së Qeverisë nuk do të ndikohet, derisa ka shtuar se dy prioritetet e Qeverisë janë lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, raporton Express.

Sipas tij, Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i SHSKUK’së janë duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet për krijimin e shtretërve shtesë për rastety që mund të paraqiten.

Ai ka bërë me dije se së shpejti do të licencohen edhe spitalet dhe laboratoret private për të kryer testime.

“Ministri i Shendetesise dhe Drejtori i SHSKUK-se jane duke u angazhuar me te gjitha kapacitetet per krijimin e shtreterve shtese per rastet qe mund te paraqiten. Po punojme edhe me donatore dhe vende mike per te krijuar keto kapacitete sa me pare, perfshire edhe kapacitetet testuese shtese. Se shpejti licencohet edhe spitalet-laboratoret private per te kryer testime. Mbikeqyrja e zbatimit te masave do te vazhdoje pa pardon”, ka shkruar Hoti.

Ndërkohë, sa i përket rimëkëmbjes ekonomike ka thënë se sapo të hunë në fuqi Ligji i Buxhetit do të kryhen pagesat nga Pakoja Emergjente.

“Presim qe Kuvendi te miratoje kete jave edhe ligjin per rimekembje ekonomike per te hapur rruge per zbatim te te gjithe pakos per rimekembje ekomomike. Krahas ketyre, Kosova po shihet si faktor stabiliteti ne rajon dhe me gjere per shkak te qasjes kontruktive, te matur dhe te koordinuar me miqte tane sa i perket dialogut, marredhenieve regjionale dhe marredhenieve nderkombetare”, ka shkruar Hoti.

Qeveria mbetet e fokusuar ne dy prioritetet e saj, lufta kunder COVID-19 dhe rimekembja ekonomike. Pavaresisht…

Julkaissut Avdullah Hoti Maanantaina 3. elokuuta 2020