Lajme

Hoti tregon cilat pagesa i ka kryer dje Ministria e Financave

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se sot Ministria e Financave ka ekzekutuar pagesat për mijëra përfitues nga pakoja emergjente, raporton Gazeta Evropa.

“Sot Ministria e Financave ka ekzekutuar pagesat:
■ për 7,241 përfitues (persona fizik) në shumë prej 1.2 mil euro,

■ për 4,191 përfitues në shumë 1.3 mil euro për subvencionim të qirasë,

■ në proces të finalizimit është edhe një listë prej 454 bizneseve në shumë totale 900 mijë euro. (Informatë nga Ministria e Financave)”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në “Facebook”.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19