Lajme

Hoti: Situata i përshtatet Serbisë, jo neve

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook për diskutimet e sotme në Bruksel por si duket pa qenë i informuar në lidhje me qortimet që i bëri kryediplomati i BE-së Josep Borrell para disa minutave.

Hoti ka shkruar se ishte gabim të diskutohej me Serbinë në Bruksel e të mos dëgjoheshin këshillat e ShBA-ve për shtyrjen e vendimit për targa. Ai është shprehur se “kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve” në fund të statusit të tij.

“Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke.” – thotë Hoti, por duket se situata është edhe më keq se në përshkrimet e tij.

Kjo pasi Josep Borrell u shpreh se do të informojë shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët për sjelljen e palëve, e në veçanti të Kosovës.

Ai tha se kishte dhënë një propozim që ishte pranuar nga ana e Vuçiqit, por jo edhe nga ana e Kurtit.

Statusi i plotë i z. Hoti: